Një çift nga Fort Worth, Teksas, shkoi në një pushim në Fixhi dhe vdiqën papritur pas kontraktimit të një sëmundjeje të panjohur.
Anëtarët e familjes së David dhe Michelle Paul, thanë se ata u drejtuan për në Fixhi dhe filluan të ndjehen keq para se të ktheheshin në shtëpi.
Tracey Calanog, motra e Michelle, tha se ata pësuan të njëjtat simptoma: vjellje, probleme me zorrët dhe duar të mpira.
Michelle vdiq të shtunën ndërkaq David ishte në gjendje kritike derisa ai pësoi pneunomi dhe vdiq dy ditë më vonë, transmeton Klan Kosova.
Të afërmit e tyre thanë se çifti ishte krejtësisht i shëndetshëm para se të niseshin për në Fixhi.
Familja e tyre po pret autopsinë dhe rezultatet për të kuptuar misterin e sëmundjes së tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.