Si të mos mjaftonte pandemia e COVID-19, India goditet edhe nga një ciklon. Shteti perëndimor Gujarat është mobilizuar për të përballuar ciklonin “Tauktae”, që raportohet të jetë stuhia më e fortë që nga 1998.
Nga shirat e mëdha, të paktën gjashtë persona u vranë dhe mijëra u evakuuan në dy ditët e fundit në Kerala, Karnataka dhe Goa. Meteorologët paralajmëruan se stuhia është intensifikuar. Stuhia pritet të zbresë në Gujarat të hënën në mbrëmje me shpejtësi të erës deri në 160 km/orë.
Si Gujarat, ashtu edhe shteti fqinj i tij, Maharashtra, janë në gatishmëri të lartë. Në Maharashtra janë lëvizur 580 pacientë me COVID nga qendrat e dedikuara, si një masë paraprake.
Po ashtu, do të mbyllet aeroporti, ndërsa këshilla për njerëzit është që të qëndrojnë brenda. Sinoptikanët parashikojnë rrugë të përmbytura, linja energjie të dëmtuara dhe pemë të rrëzuara për shkak të shirave dhe erërave të forta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.