Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pritur dje në takim Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.
Anash temave serioze dhe që mund të shkaktojnë tensione edhe në një diskutim të thjeshtë para gazetarëve e kamerave, siç janë taksat që i ka vendosur Trumpi ndaj importeve, në dhomën e takimit të dy krerëve të enjten shpërtheu një moment hareje me të qeshura.
Pasi Meloni tha disa fjali në gjuhën italiane dhe e përfundoi përgjigjen para gazetarëve, Trumpi i befasuar tha: “Kjo ishte aq e bukur! Çfarë dreqin the?”, duke iu drejtuar Melonit, e cila, bashkë me shumë të pranishëm në sallë, s’mundi ta mbante të qeshurën.
“Dua të them, tingëlloi në mënyrë të mrekullueshme, u prezantua bukur” – shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters“.
Videoja nga minuta 19:30
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.