Çmimet e banesave në Bashkimin Evropian ranë me 1 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ndërsa në eurozonë (shtete ku euro është valutë zyrtare) rënia e çmimeve ishte 2.1 për qind.
Këtë e tregojnë të dhënat e Eurostat-it për indeksin e çmimeve të banesave, të publikuara në faqen e Agjencisë Evropiane të Statistikave. Për krahasim, në tremujorin e mëparshëm, të dytë të vitit të kaluar, çmimet e banesave në BE ranë me një normë vjetore prej 0.9 për qind dhe në Eurozonë me 1.5 për qind.
Në bazë tremujore – në tremujorin e tretë të 2023 krahasuar me tremujorin e dytë – çmimet e banesave në BE u rritën me 0,8 për qind, dhe ato në eurozonë me 0,3 për qind, shkruan Reporteri.net.
Vendet dhe periudha kur u liruan çmimet e banesave?
Ndër vendet anëtare të BE-së për të cilat disponohen të dhëna, 10 shënuan rënie vjetore të çmimeve të banesave në tremujorin e tretë, ndërsa 16 të tjera raportuan rritje vjetore.
Çmimet e pronave në Gjermani shënuan ulje dyshifrore
Luksemburgu zë vendin e parë për ulje të çmimit të banesave në BE, me një rënie prej 13,6 për qind, pasuar Gjermania (-10,2 për qind) dhe Finlanda (-7 për qind). Kjo rënie e çmimit të banesave u shënua në periudhën korrik-shtator 2023. /Reporteri.net/