×
  • Lajme
  • Botë

    CNN: Amerika po përgatitet për Bidenin president, zona e mbrojtur ajrore po shënjohet mbi shtëpinë e tij

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 18:56

    Televizioni i njohur amerikan, CNN, ka raportuar se hapësira ajrore mbi shtëpinë e Bidenit në Wilmington po caktohet si hapësirë ajrore e mbrojtjes kombëtare, që do të thotë se zyrtarët po përgatiten për kalimin e pushtetit.


    Ky njoftim vjen pasi Bideni e përmbysi epërsinë e Trumpit në Pensilvani, shtet ku presidenti i deritashëm kishte qindra mijëra vota më shumë vetëm para 24 orësh, shkruan Gazeta Express.

    Të premten, epërsinë e Trumpit Bideni e përmbysi edhe në Georgia, ndërsa është duke udhëhequr me vota edhe në Nevada.

    Nëse Bideni fiton në Pensilvani, ku deri më tani janë numëruar 95 për qind e votave, ai siguron më shumë se 270 vota të Kolegjit Zgjedhor, që është pragu i nevojshëm për fitimin e zgjedhjeve në nivel kombëtar.

    Pas zhvillimeve të fundit, duket se Joe Biden – mik i madh i Kosovës – është shumë pranë konfirmimit si president i ri i shtetit më të fuqishëm në botë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!