Autoritetet amerikane morën informata inteligjence nga një burim njerëzor javët e fundit mbi një komplot nga Irani për të tentuar vrasjen e ish-presidentit, Donald Trump, një zhvillim që çoi në rritjen e sigurisë së Shërbimit Sekret rreth ish-presidentit, raporton me burime CNN.
Nuk ka asnjë tregues se Thomas Matthew Crooks, atentatori i mundshëm që tentoi të vriste ish-presidentin të shtunën, ishte i lidhur me komplotin, thanë burimet.
Ekzistenca e kërcënimit të inteligjencës nga një agjenci e huaj armiqësore e inteligjencës dhe siguria e shtuar për Trump ngre pyetje të reja në lidhje me gabimet e sigurisë në tubimin e së shtunës në Butler, Pensilvani dhe se si një 20-vjeçar arriti të qëllonte presidentin.
Siç raporton tutje CNN, një zyrtar amerikan i sigurisë kombëtare tha se Shërbimi Sekret dhe fushata e Trump ishin vënë në dijeni të kërcënimit përpara tubimit të së shtunës.
“Shërbimi Sekret mësoi për rrezikun në rritje nga kjo rrymë kërcënimi”, tha një zyrtar për CNN.
Nga ekipi i fushatës së Trump nuk do të zbuluan nëse ishin vënë në dijeni për kërcënimin e Iranit. “Ne nuk komentojmë detajet e sigurisë së Presidentit Trump. Të gjitha pyetjet duhet t’i drejtohen Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara”, thanë ata në deklaraë.
Zyrtarët e Shërbimit Sekret kanë paralajmëruar vazhdimisht fushatën e Trump kundër mbajtjes së mitingjeve në natyrë, të cilat paraqesin rreziqe më të mëdha sesa ngjarjet në të cilat agjencia mund të kontrollojë më mirë aksesin, thanë njerëzit e informuar për këtë çështje. Paralajmërimet kanë qenë më të përgjithshme në natyrë, thanë burimet.
FBI, e cila po kryen hetimet për të shtënat e së shtunës, nuk pranoi të komentojë.
Zëdhënësja e NSC-së, Adrienne Watson tha se nuk ka asnjë lidhje të njohur midis sulmuesit Thomas Matthew Crooks dhe dikujt tjetër për momentin.
“Hetimi i tentativës për atentat të së shtunës ndaj ish-presidentit Trump është aktiv dhe në vazhdim. Në këtë kohë, zbatimi i ligjit ka raportuar se hetimi i tyre nuk ka identifikuar lidhje midis sulmuesit dhe ndonjë bashkëpunëtor apo bashkëpunëtor, të huaj apo vendas”, tha Watson. /Reporteri.net/