Media prestigjoze amerikane, CNN ka shkarkuar tre punonjës pasi ishin të pavaksinuar dhe kishin shkelur rregullat duke shkuar për të punuar në zyrë.
CNN duket se ka vendosur të mos kursej më asnjë punonjës që mund të rrezikojë shëndetin prej pandemisë së COVID-19. Duket se situata me variantin Delta në SHBA është rënduar dhe po shkohet drejt masave të reja.
Presidenti i rrjetit televiziv, Jeff Zucker theksoi se nuk ka më tolerancë pasi politika e CNN në lidhje me këtë çështje është miratuar.
“Më lejoni të jem i qartë: ne kemi miratuar një politikë të tolerancës zero për këtë çështje, ” tha Zucker. “Duhet të vaksinohesh për të shkuar në zyrë. Dhe ju duhet të vaksinoheni për të punuar në raportimin me punonjësit e tjerë, pavarësisht nëse hyni në zyra apo jo. “Pikë” , shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.