×
  • Lajme
  • Botë

    Coronavirusi, Andorra porosit mjete sa për të testuar dy herë krejt popullsinë

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 20:37

    Në Andorrë autoritetet shëndetësore kanë vendosur që të testojnë të gjithë popullsinë.


    Shteti i vogël me 77 mijë banorë ka porositur teste sa për të kontrolluar dy herë popullsinë e saj për koronavirus. Në total, në vend do të vijnë 150 mijë teste nga Koreja e Jugut.Ministri i Shëndetësisë, Joan Martínez Benazet, tha se testet do të vijnë nëpërmjet Spanjës në dy javët e ardhshme. Më pas, autoritetet e Andorrës do të testojnë çdo shtetas të tyre për Covid-19.

    “Duam t’i testojmë të gjithë që të shikojmë se sa shumë është prekur popullsia. Pasi të shohim rezultatin, do të marrim masat për të rinisur jetën normale”, tha ministri.Andorra, e cila është në kufi me Spanjën e dërrmuar nga koronavirusi, ka deri tani 428 raste me Coronavirus dhe 15 viktima.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!