Disa zyrtarë serbë raportohet se kanë dalë pozitiv me Coronavirus.
Gjatë ditës u raportua se drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.
Disa nga mediat e mëdha serbe, bazuar në burime të tyre shkruajnë se Gjuriq është testuar të premten dhe ka rezultuar pozitiv, shkruan Reporteri.
Pas Gjuriqit, pozitiv me koronavirus ka dalë edhe Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, transmeton Reporteri.
Në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes theksohet se Vulin ndihet mirë pasi nuk ka simptoma të dukshme të infeksionit dhe ndodhet në vetizolim.
Kujtojmë se që të dy kishin kontakt edhe me vetë presidentin Vuçiq, pasi javën e kaluar u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Serbi, ku edhe doli fituese partia e Vuçiq. /Reporteri.net