Teksa në Gjermani numërohen 9 viktima dhe 4,600 të infekuar me coronavirus, përmes një video-mesazhi, kancelarja gjermane, Angela Merkel i bëri thirrje popullit të saj të reduktojë kontaktet, duke shtuar se kjo është koha të dëshmojmë sa bëjmë për njëri-tjetrin.
“Ekspertët na thonë që gjyshërit të mos takohen me mbesat dhe nipërit. Sepse duam të sigurohemi që më të rrezikuarit nga ky virus të mos kenë nevojë të shkojnë në spital e të mos infektohen fare”, shprehet Merkel ndër të tjera.
Koronavirusi Covid 19 po përhapet shpejt në gjithë botën, sidomos në Evropë. Italisë i ka shkaktuar rreth 1500 viktima, kurse po përparon drejt Francës, Gjermanisë.
https://www.facebook.com/dw.shqip/videos/769335303473465/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.