Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 370,000, që është i barabartë me numrin e rasteve në tre vendet më të prekura në botë.
Numri i të vdekurve ka tejkaluar 10,000, që, sipas shifrave zyrtare nga sektori qeveritar, janë më shumë viktima sesa në luftime direkte në gjashtë nga 13 luftërat e vendit, transmeton Reporteri.net.
“Koronavirusi është më fatal në popullsi sesa betejat e gjashtë luftërave së bashku – në Revolucionin Amerikan për Pavarësinë (1775–1783), Luftën e vitit (1812–1815), Luftën meksikane të viteve 1846–1848, me indianët Seminole (1817–1896), luftën spanjollo amerikane ( 1898-1902) dhe Stuhia e shkretëtirës (1990-1991),
Ndoshta këta numra janë arsye e mjaftueshme pse sot, përkundër dritës së vogël në fund të tunelit mbërriti një mesazh paralajmërues i Shtëpisë së Bardhë.”Ky është momenti për të mos shkuar në dyqane dhe farmaci, por bëni gjithçka që mundeni të mbroni familjen dhe miqtë ose mund të vijnë ditët më të vështirat në jetën e shumë amerikanëve”.
Situata më e vështirë është në Nju Jork, ku janë gati një e treta e të infektuarve.
Coronavriusi tashmë ka prekur 184 vende të SHBA-së. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.