×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Coronavirusi, nëna mbulon me batanije bijën e saj infermiere vetëm për t’ia dhuruar një përqafim

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 16:59

    Cheryl Norton ka qenë në distancë sociale nga e bija, Kelsey Kerr, infermiere  tashmë qe një muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit.


    Kur Kerr, 28 vjeç, u ndal pranë shtëpisë së nënës së saj në Blue Ash, Ohio, të premten e kaluar për të trajtuar një pacient, në momentin kur nëna e saj nuk u përmbajt pa ia dhuruar një përqafim.

    Norton rrëmbeu një batanije nga shporta e rrobave të saj dhe e mbuloi vajzën e saj Kerr në mënyrë që t’i jepte bijës së saj një përqafim të shpejtë, transmeton Reporteri.

    “Unë thjesht doja ta dija se ajo është në mirë, kështu që kur e pashë, nuk mund të mos e përqafoja”, tha  Norton për “Good Morning America”. “Mendova se nëse dua ta përqafoj atë dhe nëse ajo ka një batanije rreth saj, ndoshta unë mund ta bëj atë”, u shpreh tutje ajo.

    Përqafimi u kap në kamerë nga një mik i familjes, Liz Dufour, i cili është fotograf dhe rastësisht ndodhej në lagje. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!