Numri i të infektuar ka shkuar afërsisht në 532,816 ndërkohë që numri i viktimave është 24,093 persona.
Ndërsa edhe të shëruarit nga kjo pandemi vijon me ritme të larta teksa 124,376 persona janë kuruar.
Vendi më i prekur në botë është Italia me 8,215 viktima dhe 80,589 të infektuar.
Tashmë edhe Spanja ka tejkaluar Kinën për nga numri i vdekjeve teksa vendi shënon 4,365 viktima dhe 57,786 të infektuar.
Ndërkohë në SHBA numri i të infektuarve ka shkuar në 85,594, dkuke u bërë vendi i parë në botë për nga numri i të prekurve. Viktimat janë 1,130.
Në Shqipëri janë shënuar 7 viktima dhe 174 të infektuar me Covid-19.
CoNumri i viktimave nga COVID-19 është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS që shpërtheu në vitet 2002-2003, i cili besohet se ka vrarë 774 persona dhe infektoi 8,100 njerëz në Kinë dhe Hong Kong.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.