×
  • Lajme
  • Botë

    Covid-19, ashpërsohen masat në Europë

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 23:26

    Infektimet në Itali janë prej disa ditësh në të njëjtin nivel dhe kurba rënëse është ndalur. Kjo ka detyruar autoritetet e këtij vendi të ashpërsojnë masat.


    Pas vendimit për mbylljen e bareve dhe restoranteve në tre rajone të tjera, të cilat i janë shtuar listës së vendeve me ngjyrë portokalli, Ministria e Shëndetësisë zgjati afatin e mbylljes së resorteve të skive deri më 5 Mars.

    Ekspertët thonë se varianti britanik është përgjegjës për gati 18% të rasteve të reja dhe kjo përqindje po zgjerohet, ashtu si edhe në vende të tjera të Europës.

    Në Gjermani, infektimet vijojnë në rrugën e rënies së ndjeshme, por autoritetet nuk kanë hequr dorë nga masat e ashpra kundër përhapjes.

    Madje Komisioni Evropian kritikoi qeverinë Merkel për vendimin e mbylljes së kufijve me Çekinë dhe Austrinë për ndalimin e përhapjes së mutacioneve të reja nga këto vende.

    E ashpër me masat është edhe Britania e Madhe që fut në karantinë 10 ditore me shpenzimet e tyre, qytetarët që vijnë nga 33 vende të ndryshme të botës, kryesisht nga Afrika, Amerika Latine dhe Portugalia si i vetmi vend evropian i kësaj liste. Franca vijon të ketë numrin më të lartë të infektimeve ditore në Evropë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!