×
  • Lajme
  • Botë

    Covid-19 në botë: Rreth 619 mijë viktima dhe 15 milion të infektuar

    Reporteri
    22 Korrik 2020 | 8:18

    Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 15 milion, përkatësisht 15,091,696 sipas Worldometers.


    Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 619,560.

    Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 144,956 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 81,597, Britania e Madhe me 45,422, Italia me 35,073, Franca me 30,165 dhe Spanja me 28,424.

    Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

    Në Shqipëri janë shënuar 117 viktima dhe janë regjistruar 4,290 të infektuar.

    Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën.

    Deri më tani 9,115,482 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 5,3 milion raste aktive që presin të shërohen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!