Një studim i Universitetit të Hamgurgut, botuar ditën e sotme, ka nxjerrë në dritë disa fakte se coronavirusi ka dalë nga një laborator në Wuhan.
Sipas kreut të hulumtimit Roland Wiesentanger, ky përfundim mbështetet nga numri dhe cilësia e provave që janë në dispozicion.
Wiesentanger përdori për hulumtimin e tij literaturë shkencore, artikuj në media të shkruara dhe elektronike, si dhe komunikim personal me kolegët e tij ndërkombëtarë. Ai e pranon, megjithatë, se kjo nuk është provë shkencore, por thjeshtë një provë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë kohët e fundit, pas katër javësh hulumtimi, tha se ishte ende e paqartë nga vinte virusi dhe se duheshin të dhëna të mëtejshme nga Kina.
Kreu i ekipit kompetent të Agjencisë, megjithatë, e konsideron të pamundur që virusi të vijë nga një laborator. Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë se SARS-CoV-2 ka ardhur ndoshta nga lakuriqët e natës. Kina, nga ana e saj, vazhdon të theksojë se virusi mund të ishte përhapur përmes ushqimeve të ngrira.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.