Sfida e parë televizive midis presidentit aktual amerikan, republikanit Donald Trump dhe kandidatit demokrat, Joe Biden, e planifikuar për më 29 shtator, do të zhvendoset, për shkak të emergjencës së coronavirusit të ri.
Debati presidencial është zhvendosur nga universiteti “Notre Dame”, në South Bend në Indiana, në universitetin “Case Western Reserve University” në Kleveland, në Ohajo.
Vendimi u mor, pasi rektori i “Notre Dame” njoftoi se masat paraprake të sigurisë së nevojshme që do të ndërmerreshin do të ndikonin në veprimtarinë e studentëve të universitetit.
Dy debatet e tjera presidenciale janë konfirmuar për më 15 dhe 22 tetor.
Më 3 nëntor në SHBA zhvillohen zgjedhjet presidenciale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.