×
  • Lajme
  • Botë

    Covid i merr jetën foshnjës në Greqi, reagon kryeministri: Sot hidhërimi është i padurueshëm

    Reporteri
    09 Mars 2021 | 18:19

    Një foshnje vetëm 37 ditëshe ka humbur jetën në Greqi për shkak të coronavirusit, duke e bërë dhe viktimën më të re të shënuar ndonjëherë në vendin fqinj. Mediat greke tregojnë se foshnja u dërgua në spital kur ishte vetëm 16 ditëshe, ku iu nënshtrua testit të coronavirusit e nga ku rezultoi pozitiv.


    Ai ka qëndruar në intubim deri mëngjesin e të dielës, kohë kur fatkeqësisht ndëroi jetë. Për ngjarjen e dhimbshme ka reaguar edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, duke shprehur ngushëllimet për familjen, dhe një rikujtesë se virusi nuk bën dallime: Sot hidhërimi është i padurueshëm!

    Fatkeqësisht sot kemi pasur viktimën më të re të pandemisë në vendin tonë. Një foshnjë që kaloi 17 nga 37 ditët e tij duke luftuar coronavirusin. Virusi nuk bën dallime, por sot hidhërimi është i padurueshëm. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

    Në Greqi janë në total 206,281 raste me koronavirus dhe 6797 viktima, që nga shpërthimi i pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!