×
  • Lajme
  • Botë

    Çudia në Afganistan: Ish-presidenti u largua, vëllai i tij bashkohet me talebanët

    Reporteri
    22 Gusht 2021 | 11:04

    Vëllai i ish -presidentit të Afganistanit Ashraf Ghani, Hashmat Ghani Ahmadzai, thuhet se ka njoftuar mbështetjen e tij për talebanët. Sipas raporteve të mediave, Hashmat u zotua për mbështetjen e tij në prani të udhëheqësit talebanë Khalil-ur-Rehman dhe studiuesit fetar Myfti Mahmood Zakir.


    Më herët, Hashmat kishte bërë një deklaratë në të cilën kishte thënë se vëllai i tij Ashraf Ghani ishte në një vend të Lindjes së Mesme pasi iku nga Afganistani.

    Ai kishte thënë se nuk kishte pasur viktima që nga ardhja e talebanëve dhe se korrupsioni ishte i zakonshëm nën drejtimin e vëllait të tij, Ashraf Ghani.

    Hashmat kishte thënë se shpresonte që talebanët të sillnin paqe për popullin afgan.

    Ndërkohë ish-presidenti, Ashraf Ghani tha se shpresonte të kthehej në Afganistan, pasi kishte emigruar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe pas marrjes së pushtetit nga talebanët

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!