×
  • Lajme
  • Botë

    Dalin detaje shokuese: Erdogan “kërcënoi” Trumpin: Tërhiqe ushtrinë ose zbuloj si e shiti dhëndri yt Khashogin

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 15:58

    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shantazhoi homologun e tij amerikan, Donald Trump, se do të tërheqë trupat amerikane nga Siria veriore, duke kërcënuar se do të zbulojë përmbajtjen e një bisede telefonike midis dhëndrit dhe këshilltarit të tij, Jared Kushner, me Princin Saudit Mohamed bin Salman.


    Në intervistën e lartpërmendur të përgjuar nga inteligjenca turke, Kushner i dha leje Bin Salmanit për të arrestuar Jamal Kashogin, gazetar i njohur saudit dhe një kritik i zëshëm i regjimit autokratik të Arabisë Saudite, transmeton Reporteri.net.

    Pohime alarmante për marrëdhëniet Ankara-Uashington u raportuan nga e përjavshmja britanike Spectator, duke cituar burime nga autoritetet e larta amerikane. Para vendimit të papritur për tërheqjen e trupave amerikane nga veriu i Sirisë, fillimisht pati një bisedë telefonike me Erdoganin.

    Këto detaje u zbuluan në një hetim të kryer nga Komiteti i Inteligjencës i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, dhe është i lidhur me iniciativën për shkarkimin e Trumpit.

    Shtatë persona të inteligjencës  janë shprehur të gatshëm për të dëshmuar para Kongresit kundër Trumpit. Kujtojmë se Kashogi ishte një kolumnist i Washington Post dhe shumë afër familjes mbretërore në pushtet përpara se të zhgënjhej me Princin e ri të Kurorës dhe metodën e tij të qeverisjes. Kashogi u zhduk në 2 tetor të vitit të kaluar pasi hyri në konsullatën Saudite në Stamboll për të përfunduar disa punë administrative përpara martesës së tij me shtetasen turke.

    Trupi i tij nuk u gjet asnjëherë, dhe autoritetet në Ankara pretendojnë se ai u vra dhe trupi i tij u copëtua. CIA dhe vendet e shumta perëndimore besojnë se urdhri për likuidim u dha personalisht nga Princi Muhamed. Ai fillimisht e mohoi me ngulm, për të deklaruar më pas në një intervistë: “Unë e konsideroj veten përgjegjës për vdekjen e Kashogit sepse ndodhi nën sundimin tim, por unë nuk urdhërova që ai të vritet”.

    Riadi zyrtar ka arrestuar 11 operativë të shërbimit sekret lidhur me vdekjen e Kashogit. Procedura zhvillohet pas dyerve të mbyllura. Jared Kushner gjithashtu qëndroi në mbrojtje të Princit Bin Salman, i cili komunikoi me Princin përmes Vocap, i cili është i ndaluar në SH.B.A. Trump asnjëherë nuk e ka akuzua publikisht princin për përfshirje në vdekje, pavarësisht raporteve të CIA-s. Riadi është aleati kryesor amerikan në Gjirin Persik. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!