Personi i armatosur që tentoi të vriste ish-presidentin Donald Trump të shtunën u identifikua si 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, shkruan NewYorkPost, përcjell Reporteri.net.
Crooks, nga Bethel Park, Pennsylvania, nga të shtënat qëlloi Trumpin në pjesën e veshit, në një tubim të mbajtur në natyrë në Butler, pak jashtë Pittsburgh.
Në pamjet e publikuar për të cilat raportohet se është 20-vjeçari, Crooks ishte vendosur në çatinë e një fabrike prodhuese më shumë se 130 metra larg nga skena në terrenin e Butler Farm Show.
Një zyrtar policor tha se të shtënat kishin qenë të pakontrolluara, dhe nga to një qytetar pjesëmarrës në tubim kishte mbetur i vdekur, ndërsa dy të tjerë të plagosur rëndë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.