Pesë persona janë dënuar me vdekje në Arabinë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Kashogi. Gjersa tre të tjerët u dënuan me gjithsej 24 vjet burg.
Po ashtu është bërë rikonstruktimi 3D i vetë krimit makabër i cili u krye në Turqi. Videoja tregon se çfarë po ndodhte në konsullatën Saudite më 2 tetor 2018 në Stamboll, transmeton Reporteri.net.
Gazetari saudit i Washington Post u pa për herë të fundit në publik kur ai hyri në konsullatën saudite në Stamboll në Turqi më 2 tetor.
Khashoggi, i cili u arratis një vit më parë nga Shtetet e Bashkuara për shkak të frikës së arrestimit të tij pas komenteve kritike të tij mbi princin Mohammed bin Salman, kishte hyrë në konsullatë të martën për të kërkuar dokumentet e nevojshme për divorcin.
E dashura e tij e priti atë për dhjetë orë përpara ndërtesës, pastaj thirri policinë. Agjentët menjëherë rrethuan ndërtesën dhe kontrolluan çdo dalje. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.