Forca të shumta policie kanë rrethuar objektin e Komunës së Budvës në Mal të Zi mëngjesin e sotëm.
Mediat malazeze raportojnë se Policia ka arrestuar kryetarin e Komunës së Budvës, Marko Cerviq dhe kryetarin e Kuvendit Komunal, Krsta Radoviq, përpara ndërtesës së Komunës, transmeton Reporteri.
Raportohet se u arrestua gjithashtu sekretari i investimeve, Mladen Mikijelj.
Aty janë mbledhur edhe një numër i madh i qytetarëve.
Raportohet se Policia përdori mjete kimike, dhe dritaret në ndërtesën e komunës u thyen.
Pamjet e këtij arrestimi të publikuara në media po krahason me ato të George Floyd në Amerikë, të cilat nxitën protesta masive.
https://www.facebook.com/ibajkovic/posts/10218921071272116
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.