Konflikti ushtarak mes Palestinës dhe Izraelit vijon prej pesë ditësh dhe janë në kulmin e tyre. Mbrëmjen e kaluar Izraeli vendosi të bombardojë Gazën, ndërsa Hamasi ka lëshuar vazhdimisht raketa në drejtim të shtetit hebre.
Ndërkohë, në mediat e huaja janë publikuar pamje të kapura me satelit. Imazhet janë kapur të mërkurën dhe tregojnë dëmet e shkaktuara në Gaza dhe Izraelin jugor.
Deri më tani numri i palestinezëve të vrarë në Gaza është 119, duke përfshirë 31 fëmijë, dhe 830 të tjerë të plagosur në luftimet aktuale, thanë zyrtarët mjekësorë palestinezë. Numri i të vdekurve në Izrael qëndron në tetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.