×
  • Lajme
  • Botë

    Dalin pamjet: Përplasja mes makinave ushtarake ruse dhe amerikane në shkretëtirën e Sirisë

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 18:52

    Një video e rrallë është publikuar në mediat sociale, ku shihen makinat ushtarake të patrullimit rus dhe amerikan në shkretëtirën e Sirisë.


    Një automjet rus duke ecur përplas (me dashje) atë amerikane dhe kaq u desh që gjendja të agravohej mes dy superfuqive të botës dhe të nisin akuzat ndaj njëra-tjetrës.

    Rusia ka fajësuar SHBA për pengim të patrullës ruse, ndërsa Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Shtëpisë së Bardhë tha që një automjet rus goditi një automjet ushtarak amerikan, duke shkaktuar lëndime të lehta për ekuipazhin e automjetit.

    Zëdhënësi i NSC, John Ullyot, dënoi ushtrinë ruse për përplasjen, duke i quajtur veprimet e rusëve si të pasigurta dhe jo profesionale.

    SHBA ka rreth 500 trupa në zonë dhe ndihmon aleancën e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequr nga kurdët, ndërsa Rusia, që prej fillimit të kon fliktit në Siri, ka mbëshrtetur me armatime dhe foca ushtarake Presidentin sirian Bashar al-Asad që luftojnë me grupe të ndryshme rebele, përfshirë ISIS.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!