Danimarka ka rihapur kufijtë për çiftet që janë ndarë nga partnerët e tyre si pasojë e coronavirusit.
Të hënën, partnerët e ndarë që jetojnë në shtetet nordike apo në Gjermani, janë lejuar të hyjnë në Danimarkë.
Aktualisht rregullat kërkojnë që njerëzit të vërtetojnë lidhjen e tyre para autoriteteve përmes fotografive, mesazheve të shkruara apo shkëmbimit të adresave elektronike.
Mirëpo Ministri i Drejtësisë, Nick Hækkerup, ka thënë se këto rregullore do të lehtësohen në ditët në vijim, dhe krejt çfarë do të duhet është një letër e nënshkruar nga të dyja palët.
“Nëse thoni se keni të dashur dhe nënshkruani dokumentin, në do të pretendojmë se është e vërtetë”, ka thënë Hækkerup për televizionin,TV2.
Një numër shtetesh janë duke konsideruar rihapjen e kufijve të brendshëm të Evropës, teksa shkalla e infektimit me coronavirus zvogëlohet.
Gjermania ka propozuar lejimin e hyrjes së udhëtarëve nga 25 vende të Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe shtetet si Islanda dhe Norvegjia nga 15 qershori. /REL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.