×
  • Lajme
  • Botë

    Danimarka karantinon disa zona: Zbulohet mutacion coronavirusi tek ky gjitar

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 22:33

    Autoritetet daneze kanë shpallur karantinën në disa zona për shkak të shpërthimit të një mutacioni të coronavirusit që është gjetur tek një gjitar i njohur me emrin Mink, që mund tua transmetojë njerëzve. Qeveria daneze ka paralajmëruar se efektiviteti i çdo vaksine në të ardhmen mund të ndikohet nga ky mutacion.


    Baret, restorantet, transporti publik dhe të gjitha sportet e brendshme do të mbyllen në shtatë komuna të Jutlandit të Veriut. Kufizimet do të hyjnë në fuqi nga e Premtja dhe do zgjasin deri më 3 Dhjetor.

    Ndërkaq, të alarmuar nga situata autoritetet njoftuan se do të zhdukin gjitarët që thuhet të jenë 17 milion të tillë në zonat e mbyllura. Vendi Skandinav është prodhuesi më i madh në botë i gëzofit të këtij gjitari dhe tregjet kryesore të eksportit janë Kina dhe Hong Kong.

    Rastet e para u zbuluan në fund të muajit të kaluar. Të enjten, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ky gjitar duket të jetë “rezervuar i mirë” i coronavirusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!