×
  • Lajme
  • Botë

    Danimarka vendos të ndalojë krejtësisht administrimin e vaksinave AstraZeneca

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 16:28

    Ditën e djeshme, autoritetet shëndetësore në Danimarkë pas disa javësh teste të pavarura kanë vendosur të ndalojnë krejtësisht dhe përgjithmonë përdorimin e vaksinave anti-COVID, të prodhuara nga Kompania AstraZeneca.


    Vendimi është marrë pasi janë raportuar një numër rastesh me mpiksje gjaku që kanë shkaktuar humbjen e jetës të disa individëve që kishin marrë vaksinën.

    Si pasojë e vendimit, autoritetet shëndetësore daneze kanë bërë me dije se do të shtyhet finalizimi i vaksinimit universal nga muaji Korrik, në muajin Gusht.

    Me këtë vendim Danimarka bëhet vendi i parë në botë që e pezullon në mënyrë të përhershme vaksinën e Universitetit të Oksfordit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!