Me qindra amerikanë nuk e kanë vendosur ende nëse duan që të largohen nga Afganistani. Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit të premten edhe pse afati i fundit për t’u larguar nga vendi përfundon në vetëm katër ditë.
Ned Price, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit u shpreh se disa njerëz janë duke e ndërruar mendjen sa herë që po pyeten. Sipas tij, që nga 14 gushti, një ditë përpara se Kabuli të binte në duart e talebanëve, të paktën 5,100 qytetarë amerikanë janë evakuuar.
“Janë afërsisht 500 qytetarë amerikanë me të cilët po punojmë aktualisht që duan të largohen dhe me të cilët po komunikojmë drejtpërdrejt për të lehtësuar evakuimet,” tha Price.
“Ne po komunikojmë me disa qindra qytetarë amerikanë të cilët ende nuk e kanë përcaktuar nëse duan të largohen për arsye të ndryshme.”
Disa po e peshonin vendimin duke marrë parasysh shtëpitë dhe të afërmit që do të lënë pas, ndërsa të tjerë menduan për implikimet afatgjata për sigurinë e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.