Një burrë rreth të 30-tave është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një dasmë turke në Francën verilindore, ka thënë policia.
Mediat franceze raportojnë se tre burra të armatosur, me kapuç mbërritën në vendin e pritjes në Thionville mbrëmjen e së shtunës dhe hapën zjarr ndaj mysafirëve.
Duke cituar burime policore, gazeta Le Figaro raporton për larje hesapesh mes bandave të njohura në Moselle.
Policia tha se mes të plagosurve ishte edhe një grua shtatzënë. Gazetat lokale raportuan se policia po heton nëse automjeti erdhi nga Gjermania ose Luksemburgu rreth 15 km larg.
Rajoni kufitar i Lorenës ka parë shpesh incidente të dhunshme të lidhura me trafikun e drogës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.