Një pasagjer i cili shpëtoi nga aksidenti ajror në Kazakistan tha se dëgjoi zhurmë kur po i afroheshin destinacionit.
Subhonkul Rakhimov ishte në mesin e 29 të mbijetuarve nga fluturimi J2-8243, i cili u rrëzua pasi u devijua nga rruga për në Grozny, në Rusinë jugore, me të paktën 38 persona të vrarë.
Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters nga spitali, ai tha se filloi të lutej dhe të përgatitej për fundin pasi dëgjoi një zhurmë teksa po i afroheshin Groznit.
“Mendova se aeroplani do të shpërbëhej”, tha ai, duke shtuar se aeroplani i Azerbajxhanit Airlines veproi në mënyrë të çuditshme pas zhurmës së fortë.
“Ishte sikur të ishte i dehur – jo më i njëjti aeroplan”, shtoi Rakhimov, sipas Skynews.
Azerbajxhani Airlines ka pezulluar një mori fluturimesh drejt qyteteve ruse ndërsa hetimet e para thonë se përplasja ishte shkaktuar nga “ndërhyrje e jashtme fizike dhe teknike”.
Disa burime të njohura me hetimin kanë thënë se aeroplani është rrëzuar gabimisht nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.
38 persona ndërruan pas rrëzimit të aeroplanit në Aktau të Kazakistanit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.