×
  • Lajme
  • Botë

    Deklarata e Trump për Grenlandën, Franca thotë se BE’ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj

    Reporteri
    08 Janar 2025 | 14:46

    Ministri i Jashtëm i Francës tha të mërkurën se Bashkimi Evropian nuk do t’i lejojë vendet e tjera të sulmojnë kufijtë e tij sovran, duke iu përgjigjur kësisoj komenteve të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, për të marrë nën kontroll Grenlandën.

    Presidenti i zgjedhur nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake apo veprimeve ekonomike për të marrë nën kontroll Kanalin e Panamasë dhe Groenlandën, duke thënë se kontrolli amerikan i dyjave është jetik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

    Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot, tha se nuk besonte që Shtetet e Bashkuara do të pushtonin ishullin e madh në Arktik, që është pjesë e Danimarkës për më shumë se 600 vjet.

    “Qartazi nuk ka dyshim që Bashkimi Evropian do t’i lejonte kombet e tjera të botës të sulmonin kufijtë e tij sovranë, kushdo qofshin ata”, tha ai për radion France Inter. “Ne jemi një kontinent i fortë”, shtoi ai.

    Komentet e Trump përvijuan më tej një agjendë ekspansioniste, dy javë para se të marrë detyrën me 20 janar në Uashington.

    “Nëse po më pyesni nëse unë mendoj se Shtetet e Bashkuara do të pushtojnë Groenlandën, përgjigja ime është jo. Por, a kemi hyrë në një periudhë kohore kur flitet për mbijetesën e më të fortit? Atëherë përgjigja ime është po”, tha ministri Barrot.

    Ai tha se BE-ja nuk duhet të lejojë veten të frikësohet ose të shqetësohet tepër, por duhet të zgjohet dhe të forcohet./VOA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!