×
  • Lajme
  • Botë

    Dekreti i kryeministrit italian: Nga nesër s’ka ceremoni mortore e as dasma

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 22:26

    Në Itali nuk do të ketë më zona të kuqe, të verdhë apo jeshile pasi i gjithë vendi do të jetë një karantinë.


    Vendimi u konfirmua sot në mbrëmje nga kryeministri Giuseppe Conte për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

    “Qëndroni në shtëpi. Ndryshone stilin e jetesës. Lëvizni vetëm për arsye pune ose për arsye shëndetësore. Ndalohen ceremonitë mortore dhe dasmat. Dekreti i ri hyn në fuqi nga nesër në mëngjes”, është thirrja e kryeministrit italian.

    Masa ekstreme do të qëndrojë në fuqi deri më 3 prill.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!