×
  • Lajme
  • Botë

    Del në gjyq në Gjermani i akuzuari që kastronte burra në tryezën e kuzhinës

    Reporteri
    28 Tetor 2021 | 23:44

    Elektriçisti 66 vjecar akuzohet për vrasjen e një burri dhe gjymtimin e disa të tjerëve në procedura ilegale.

    Një burrë ka dalë në gjyq sot në Gjermani i akuzuar për vdekjen një personi dhe gjymtimin e disa të tjerëve me anë të operacioneve ilegale në organet e tyre gjenitale.

    Por i akuzuari tha në gjykatën e Munih se kishte performuar procedurat me kërkesën e vetë burrave.

    Emri i të akuzuarit nuk është publikuar për arsye privatësie. Ai thoshte gjithashtu se ofronte shërbime seksuale në faqet e sadomazokizmit, për të fituar para për shlyerjen e borxheve.

    Burri kishte nisur të kryente “operacionet” e tij në tryezën e kushinës në qytezën e Markt Schwaben, teksa u thoshte viktimave se ishte mjek profesionist, raportonte agjencia gjermane Dpa.

    I akuzuari pranonte se kishte kastruar ose gjymtuar pjesërisht organet e tetë burrave nga korriku 2018 deri në mars 2020. Por ai mohonte përgjegjësinë për një rast vdekje duke thënë se kishte ndodhur disa ditë pas procedurës.

    Trupi i burrit të vdekur ishte gjetur në një kuti nga policia tre javë më vonë.

    Prokurorët kanë ngritur akuza vrasjeje dhe dështim në thirrjen e ndihmës për rastin e burrit të vdekur, si dhe akuza për lëndime të rënda trupore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!