×
  • Lajme
  • Botë

    Del nga pista avioni i Air India me 191 pasagjerë, raportohen viktima dhe të plagosur

    Reporteri
    07 Gusht 2020 | 19:13

    Një avion i Air India Express me 191 persona në bord është aksidentuar. Mësohet se avioni teksa po kthehej nga Dubai doli jashtë pistës dhe u përplas me godinën e aeroportit të Calicut. Deri më tani për dy persona thuhet se kanë humbur jetën mes tyre edhe piloti ndërsa raportohet për disa të plagosur.


    Linja ajrore kishte 184 pasagjerë përfshirë 10 fëmijë, dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, përfshirë dy pilotë.

    Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGCA) thotë se avioni doli nga pista për shkaqe të paqarta. Mediat indiane tregojnë avionin e ndarë në dy pjesë teksa del tym. Incidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 me kohën lokale (14:30 BST) teksa vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu.

    https://www.facebook.com/indianexpress/videos/286584332614465

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!