×
  • Lajme
  • Botë

    Del për të luajtur jashtë shtëpisë, mbytet 2-vjeçari

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 8:18

    Në Romë , një djalë 2 vjeç ka rënë në një pellg pranë shtëpisë së tij ku edhe ka gjetur vdekjen.


    Ai banonte në Nettuno fare pranë kryeqytetit italian.

    Ndihma e policisë ishte e padobishme. Ishte babai që vuri re fëmijën dhe i dha ndihmën e parë.

    Helikopteri ka ndërhyrë për të bërë transportimin e shpejtë, por për të voglin nuk kishte asgjë për të bërë.

    Fëmija mesa duket i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve të cilët janë shprehur se nuk e kishin vënë re kur i vogli kishte dalë nga kopshti, ku ndodhet dhe pellgu i ujit.

    I vogli do i nënshtrohet autopsisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!