×
  • Lajme
  • Botë

    Del video e dy vajzave pakistaneze duke u puthur me një djalë, të cilat u vranë nga familjarët shkaku i ‘nderit’

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 10:01

    Policia në veriperëndim të Pakistanit ka arrestuar babanë dhe vëllain e dy vajzave adoleshente që u vranë ‘dëmtim të nderit’, pasi në internet u publikua një video ku dy motrat shihen duke u puthur me një djalë.


    Babai i njërës vajzë dhe vëllai i viktimës tjetër u kapën dhe rrëfyen për vrasjen, tha oficeri i policisë lokale, Muhamed Navaz, përcjell Reporteri.net.

    Viktimat ishin 16 përkatësisht 18 vjeçe.

    Vajza e tretë që shfaqet në video është ende e gjallë dhe është shpëtuar, tha zyrtari i policisë, Muhamed Ibrahim, pa specifikuar se ku ishte, për shkaqe sigurie.

    Videoja, e postuar në mediat sociale në një zonë të largët, besohet se është motivi i vrasjes në provincën veriore të Waziristan, e cila dikur ishte një fortesë e Al-Kaedës.

    Djali në video u kap duke ikur në qytetin verior të Haripuru.

    Ndihmësi i tij, i cili dyshohet se regjistroi videon dhe e ndau atë në mediat sociale, u kap në rajonin e Waziristanit të Jugut.

    Mijëra gra janë viktima të të ashtuquajturit “Vrasje nderi”, sipas Komisionit Pakistan për të Drejtat e Njeriut.

    Të afërmit vrasin anëtarët e familjes së tyre për gjoja dëmtimin e reputacionit të familjes.

    Në fillim të kësaj jave, zyrtarë qeveritarë dhe aktivistë thanë se kishte pasur një rritje të konsiderueshme të numrit të “vrasjeve të nderit” gjatë karantinës të imponuar nga pandemia globale.

    Pakistani përfundoi në vendin e 164 nga 167 vendet në 2019, sipas Indeksit të Pabarazisë së plotë, duke lënë mbrapa vetëm Sirinë, Afganistatin, dhe Jemenin. /Reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?time_continue=69&v=ER_8wqc8G0k&feature=emb_title

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!