Delegacionet amerikane dhe ukrainase do të takohen në Arabinë Saudite të martën për të diskutuar atë që Washingtoni e quan një armëpushim fillestar me Rusinë.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se do të udhëtojë në Arabinë Saudite javën e ardhshme, por ai nuk do të marrë pjesë në bisedime, raporton BBC.
Zelensky thotë se shpreson për “një takim kuptimplotë” dhe se Kievi po punon drejt një “paqeje të shpejtë dhe të qëndrueshme”.
Kjo vjen pasi Donald Trump zhvilloi bisedime të drejtpërdrejta me Vladimir Putinin e Rusisë dhe ndaloi ndarjen e inteligjencës dhe ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Trump beson se Arabia Saudite është është nikoqiri më i mirë për të sjellë Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve. Ai u tha gazetarëve mbrëmë se të dyja palët duan një marrëveshje sepse nuk kanë zgjidhje./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.