×
  • Lajme
  • Botë

    Demokratët nisin hapin tjetër për shkarkimin e Trumpit

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 20:26

    Ligjvënësit demokratë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur hapin tjetër për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump.


    Tani ata janë duke e shkruar një raport mbi gjetjet e tyre, por prapë mund të nevojiten më shumë dëshmi dhe seanca dëgjimore, ka thënë Adam Schiff – kryetar i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

    Schiff, komiteti i të cilit po e udhëheq hetimin që mund të jetë i rrezikshëm për presidencën Trump, ka thënë se paneli ka nisur që ta përpilojë raportin pas dy javësh me seanca dëgjimore dhe dëshmi nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë amerikanë.

    Ky raport është një hap i rëndësishëm drejt një votimi të mundshëm për shkarkimin e Trumpit në Dhomën e Përfaqësuesve të dominuar nga demokratët.

    Nëse raporti në fjalë miratohet, atëherë Senati Amerikan i dominuar nga republikanët do ta gjykojë nëse Trump duhet të shkarkohet nga pozita e presidentit.

    Deri më tani, republikanët nuk kanë treguar shumë vullnet për shkarkimin e Trumpit i cili po synon të kandidojë për pozitën e presidentit edhe në vitin 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!