Serbia i ka dhënë shtetësi ish-kryeminstres tajlandeze, Yingluck Shinawatra, transmeton Asian Review.
Yingluck Shinawatra u dënua me pesë vjet burg me akuza për marrje ryshfeti pasi iku nga Tajlanda në vitin 2017, shkruan Reporteri.net
Agjencia shtetërore serbe e lajmeve Tanjug raportoi se vendimi ishte marrë gjatë një seance qeveritare.
“Qeveria i dha shtetësi asaj, sepse ky veprim mund të jetë në interes të Serbisë”, citoi Tanjug një deklaratë nga autoritetet serbe.
Shinawatra tani mund të udhëtojë pa vizë në më shumë se 100 vende, përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE).
Ajo u dënua me pesë vjet burg me akuza për marrje ryshfeti pasi iku nga Tajlanda në vitin 2017.
E vëllai i saj, ish-kryeministri Thaksin Shinawatra, ka shtetësinë e Malit të Zi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.