Pas më shumë se katër muajsh, Departamenti Amerikan i Shtetit të enjten ngriti paralajmërimin për qytetarët amerikanë që duan të udhëtojnë jashtë vendit.
Departamenti lëshoi një dokument këshillues “Mos udhëtoni” duke u kërkuar qytetarëve amerikanë të mos udhëtojnë jashtë shtetit për shkak të pandemisë.
Sidoqoftë, me gjendjen e sigurisë në disa vende që po përmirësohen dhe potencialisht përkeqësohen në të tjerët, Departamenti po jep informacion të detajuar për të marrë vendimet për udhëtime.
“Ne vazhdojmë t’i rekomandojmë shtetasit amerikanë të bëjnë kujdes kur udhëtojnë jashtë vendit për shkak të natyrës së paparashikueshme të pandemisë”.
Megjithatë, për qytetarët amerikanë ka vende që ia kanë kufizuar lëvizjen atyre për shkak të rasteve të mëdha të shënuara në SHBA nga COVID-19.
Bashkimi Europian ka bllokuar hyrjen e turistëve amerikanë dhe Mbretëria e Bashkuar kërkon nga udhëtarët e SHBA-së që të karantinohen për 14 ditë, shkruan CNN.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.