Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka miratuar shitjen e mundshme në Kuvajt të helikopterëve Apache dhe pjesëve të këmbimit për sistemin raketor Patriot në dy marrëveshje të veçanta që mund të kenë një vlerë prej 4.2 miliardë dollarë, tha Pentagoni të martën.
Qeveria e Kuvajtit kishte kërkuar të blinte tetë helikopterë sulmues AH-64E Apache Longbow dhe përmirësimin e 16 helikopterëve të tyre aktualë AH-64D Apache Longbow Attack në konfigurimin AH-64E, tha Pentagoni, raporton Reuters.
Nëse marrëveshja realizohet, ajo mund të ketë një vlerë prej 4 miliardë dollarë për helikopterët dhe 200 milionë dollarë për pjesët e këmbimit dhe trajnimit për sistemet e tyre të përmirësuar të mbrojtjes raketore Patriot, tha Pentagoni në një deklaratë.
Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes së Pentagonit njoftoi Kongresin për shitjen e mundshme të martën. Pavarësisht nga miratimi, njoftimi nuk tregon që një kontratë është nënshkruar apo që negociatat kanë përfunduar.
Pentagoni tha se prodhuesit e armëve të lidhur me shitjet ishin Boeing Co, Lockheed Martin Corp, General Electric dhe Raytheon Technologies.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.