Sot në Zvicër është mbajtur një protestë nga gratë, duke kërkuar më shumë të drejta dhe duke kërkuar barazuar gjinore, që mungon edhe në një shtet të fuqishëm si Zvicra.
Mijëra gra morën pjesë në këtë grevë, përpara objektit të Parlamentit në Bernë.
Në këtë tubim morën pjesë edhe dy deputetet shqiptare në Zvicër, Ylfete Fanaj dhe Qëndresa Sadriu, shkruan albinfo.ch.
Fanaj ka mbajtur një fjalim para rreth 5 mijë të pranishmëve në Lucern, duke kërkuar më shumë të drejta për gratë në këtë kanton.
Edhe Qëndresa ka mbajtur një fjalim, duke u përshëndetur nga të pranishmet.
Pra, përveç grave zvicerane, edhe gratë shqiptare kanë ngritur zërin, madje, tani janë pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë zvicerane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.