Shumë gjëra po ndodhin në parlamentin britanik pasi kryeministri Boris Johnson ka paralajmëruar se do të thërrasë zgjedhje të reja pasi e ka humbur votimin në Parlament sa i përket Brexit-it.
328-301 ka qenë votimi që i lejon Parlamentit të marrë përsipër kontrollimin e situatës sa i përket daljes së vendit nga BE-ja. Johnson ka thënë se do të organizojë mocion për të organizuar zgjedhje të reja të përgjithshme, për të marrë legjitimitet të ri për idenë e tij që Britania e Madhe të dalë nga BE-ja pa marrëveshje.
Sido që të jetë strategjia e Johnson deputetët tjerë kanë dhuruar “spektakël”ndërsa bota po shkatërrohej rreth tyre, transmeton Reporteri.net.
Kjo u mishërua në mënyrë të përkryer të martën në mbrëmje nga konservatori Iain Duncan Smith, i cili u kap nga kamera fjalë për fjalë me gishta në hundë. Mirëpo kjo nuk ishte gjëja më e neveritshme, por ajo që pasoi më pas. /Reporteri.net
Shikoni videon dhe kuptojeni vetë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.