Andy Kerbrat, një deputet francez nga partia e majtë “La France Insoumise”, u kap në flagrancë nga policia teksa po blinte drogë në rrugë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë deputeti në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, duke konfirmuar lajmin e përhapur fillimisht nga e përjavshmja Valeurs Actuelles.
Kerbratit nuk ju caktua një masë paraburgimi, por të nesërmen ka shkuar në polici për seancë pyetësore. Ai thotë se është “në dispozicion të drejtësisë”dhe siguron se “do të luftojë kundër varësisë së tij”.
Kebrat u kërkon falje zgjedhësve të tij, si dhe grupit të tij parlamentar. Ndërkohë, ministri i Brendshëm francez Bruno Retailleau reagoi duke thënë se “është e patolerueshme” që një deputet të konsumojë lëndë narkotike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.