Deputeti i pavarur kroat Ivan Pernar, është nxjerrë me forcë nga Parlamenti gjatë seancës.
Ai është paraqitur me një bluzë që mbante një mbishkrim fyes për shtetin kroat të cilët e akuzon për hajni.
Pavarësisht kësaj kreu i legjislativit kroat nuk vendosi ta përjashtoi Pernarin.
“Unë kërkoj drejtësi, kërkoj sundimin e ligjit. Gjyqësori në vend është i korruptuar dhe nuk punon drejt” ka shpërthyer deputeti me tone të larta.
Më pas, kryetari i Parlamentit ka urdhëruar anëtarët e sigurisë që ta nxjerrin jashtë për shkak të toneve të larta dhe prishjes së rendit në Kuvend.
https://www.facebook.com/pernari/videos/411007439813942/