×
  • Lajme
  • Botë

    Deputetja gjeorgjiane e rrah gojës kolegun e saj

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 11:41

    Një takim i Komisionit Ligjor në kuvendin e Gjeorgjisë është kthyer në kaos pasi një deputete vendosi ta marrë drejtësinë në duart e saj, duke e goditur në fytyrë një koleg të saj. Ajo e bëri këtë veprim pasi u ndie e fyer nga komentet e deputetit.


    Deputetja Eka Beselia tha se ishte e detyruar ta përdorë dhunën në seancën e së enjtes pasi kolegu i saj, Vano Zardiashvili, bëri komente lidhur me moralin e saj pas publikimit të një videoje për jetën e ligjvënëses.

    Beselia, njëra nga deputetet e pakta në kuvendin e mbizotëruar nga burrat, tha para gazetarëve se nuk do t’i kërkojë falje askujt për veprimet e saj, duke shtuar se partia në pushtet dhe kryetari i saj miliarder, Bidzina Ivanishvili, janë përgjegjës për komentet që ajo i quajti provokim.

    “Ekziston një vijë, të cilën nuk do ta lejoj të kalohet nga askush. Ai do ta marrë përgjigjen e njëjtë sa herë që flet diçka të tillë”, tha ish-anëtarja e partisë në pushtet. “Ai e mori atë që e meritoi”, shtoi deputetja.

    Në anën tjetër, deputeti i sulmuar tha se nuk kishte për qëllim ta fyente kolegen kur tha se morali i tij nuk është si i Beselia-s.

    Ai tha: “Sa i përket zonjës Eka Beselia, nuk e kam fyer. Ajo vazhdimisht po mundohet ta vendosë veten në procese politike”, shkruan “Free Europe”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!