×
  • Lajme
  • Botë

    Der Spiegel: Fituesit e vitit janë prodhuesit e vaksinës

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 15:23

    Themeluesit e kompanisë gjermane të bioteknologjisë Biontech , Ugur Sahin dhe Ezlem Tureci , për revistën “Der Spiegel” janë “fituesit e vitit” në Gjermani, falë krijimit të vaksinës së koronavirusit në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike Pfizer.


    Revista tregon një histori suksesi “Prodhuar në Gjermani” dhe i referohet kohës rekord që i duhej kompanisë së Mainz për të zhvilluar vaksinën që tashmë ka filluar të përdoret në luftën kundër koronavirusit.

    Qëllimi tjetër për çiftin e mjekëve të lindur në Turqi: një kurë për kancerin, me përdorimin e mëtejshëm të teknologjisë revolucionare të marn.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!