Deri në 14 përqind të pacientëve me koronavirus të rikuperuar në Kinë kanë testuar përsëri pozitiv, kanë zbuluar ekspertët mjekësorë.
Hulumtimet treguan se rreth tre deri në 14 përqind të pacientëve të mëparshëm u diagnostikuan sërish me virusin pandemik pasi ishin shëruar një herë, transmeton Reporteri.net.
Lajmi erdhi ndërsa ekspertët kanë shprehur frikën se Kina po përballet me një shpërthim të dytë të pandemisë për shkak të rritjes së numrit të rasteve të importuara si dhe ‘transportuesve të heshtur’ që nuk shfaqin simptoma.
Miliona banorë të Hubei, ish-qendra e pandemisë, tani mund të largohen nga krahina pas një bllokade dy mujore.
Mjekët zbuluan se pesë nga 147 pacientë dolën pozitiv pas shërimit, tha Wang Wei, drejtori i Spitalit në Wuhan për transmetuesin shtetëror CCTV.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.