Ish-avokati i Donald Trumpit, Michael Cohen është duke dëshmuar në gjykatën e New Yorku në procesin gjyqësor për rastin e pagesave për aktoren e filmave për të rritur, raporton BBC.
Cohen ka pretenduar se Trumpi i kishte thënë që të bëhej gati për “shumë gra” që do të dilnin me histori për të kur ai nisi garën presidenciale të vitit 2016.
Cohen kishte paguar aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels 130 mijë dollarë që të heshte për historinë e saj se ajo me Trumpin kishin kryer marrëdhënie seksuale gjatë vitit 2006.
Trumpi është akuzuar se ka heshtur aktoren duke i ofruar para nëpërmjet Cohenit teksa ka manipuluar të dhënat e biznesit.
Cohen dikur ishte njëri prej aleatëve më të mëdhenj të Trumpit, por tani janë armiq të përbetuar dhe kanë kritikuar njëri-tjetrin për komentet nëpër rrjetet sociale.
Trumpi është deklaruar i pafajshëm për 34 akuza për mashtrim dhe ka mohuar se kishte marrëdhënie seksuale me Danielsin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.